PAN-i, telashe për përfaqësuesit në KQZ

Prishtinë | 30 Pri 2018 | 09:26 | Nga

Partia Demokratike e Kosovës si e vetme deri më tani kishte dy përfaqësues në Komisionin Qendror Zgjedhor, po kaq do t’i ketë tani së bashku me partnerët e tjerë të koalicionit PAN, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kjo pritet të paraqesë problem për partnerët e këtij koalicioni, pasi janë 3 parti të mëdha (PDK, AAK, Nisma), si dhe dhjetëra parti të vogla duhet të vendosin për vetëm për dy përfaqësues në KQZ.

Madje zyrtarët e këtyre partive thonë se ende nuk kanë diskutuar rreth përfaqësimit në KQZ.

Të premten presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ia ka vazhduar mandatin edhe për shtatë vjet të tjera kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Valdete Dakës, ndërsa ka kërkuar nga partitë politike në vend që t’i dërgojnë emrat e përfaqësuesve të tyre në këtë komision.

Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë dy përfaqësues, aq sa do t’i ketë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Dy anëtarë do t’i ketë koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN), ndërsa pakicat do t’i kenë katër përfaqësues.

Të ngjashme