Paralajmërohet edhe një mars i tensionuar politik

Prishtinë | 20 Shk 2017 | 08:35 | Nga

Qeveria ka përmendur fillimin e marsit, kur mund ta procedojë në Kuvend ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Megjithëse Komisioni për matjen e territorit nuk ka publikuar ende raportin final, ka qenë kryeministri Isa Mustafa që ka paralajmëruar riprocedimin e marrëveshjes.

Partitë në pushtet nuk kanë treguar nëse raporti i komisionit mund t’i bindë deputetët kundërshtues.

Por analistët nuk presin që verdikti i komisionit për matjen e territorit, i dyti pas atij ‘ad hoc’ ndërkombëtar të ndryshojë situatën me numra në Kuvend. Për t’i dhënë fuqinë e marrëveshjes ndërkombëtare demarkacionit, nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve (mbi 80 vota).

Përveç partive opozitare, janë edhe disa deputetë të partive në koalicion, të cilët nga fillimi kanë kundërshtuar versionin e Qeverisë për demarkacion, të cilët vazhdojnë të insistojnë se Kosova humb rreth 8 mijë hektarë në raport me Malin e Zi. (Koha Ditore)

Të ngjashme