Partia Liberale Egjiptiane mbajti Kuvendin Zgjedhor, Veton Berisha u rizgjodh kryetar

Prishtinë | 10 Shk 2018 | 21:10 | Nga

Partisa Liberale Egjiptiane (PLE) ka mbajtur Kuvendin e rregullt zgjedhor.

Ky kuvend zgjedhor u përcjell me diskutime nga të pranishmit rreth pozitës së komunitetit Egjiptian në shoqërinë kosovare dhe përgjegjësisë institucionale ndaj komunitetit.

Me prezencë të 109 delegatëve nga degët e PLE-së në Kosovë dhe Diasporë, si dhe mysafirëve prezentë është miratuar statuti dhe programi i ri i partisë. Me këtë rast me shumicë të votave u rizgjodh kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane për mandatin 4-vjeçar, Veton Berisha.

Gjithashtu u miratua përbërja e kryesisë qendrore me 45 anëtarë.

“Ky kuvend reflektoi me një reformë të thellë të funksionimit të PLE-së për mandatin në vijim”, thuhet në një komunikatë të kësaj partie.

Kryetari i rizgjedhur, Veton Berisha, u zotua se marrja e mandatit të ri është përgjegjësi për të dhe tha se ai do të përkushtohet duke ndikuar drejtpërdrejt në ndryshimin pozitiv te pozitës të komunitetit egjiptian në shoqërinë e Kosovës si dhe duke ndërmarr veprime konkrete për fuqizimin e shtetësisë së Kosovës si dhe ndërkombëtarizimin e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme