Partitë dorëzojnë raportet financiare në KQZ, nuk dihet sa shpenzuan për fushatë

Prishtinë | 12 Gus 2017 | 10:25 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të gjitha partitë politike kanë dorëzuar raportet financiare të fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit në Këshillin Qëndro Zgjedhor (KQZ), raporton Ekonomia Online.

Subjekte politike kanë pasur për detyrë që në KQZ të dorëzojnë raportet financiare të shpenzimeve gjatë fushatës zgjedhore deri më 26 korrik, ndonëse Ligjit për financimin e subjekteve politike, atyre u jem afat edhe për gjashtë muaj të tjerë.

Por nuk dihet se sa kanë shpenzuar partitë politike gjatë fushatës, ngase ende nuk kanë bërë publike raportet financiare.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi, ka thënë se vetëm një iniciativë qytetarë ka dorëzuar me vonesë raportet financiare.

“Të gjitha subjektet politike që kanë garuar në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit të gjitha i kanë dorëzuar raportet financiare përjashtim një iniciative qytetarë që i ka dorëzuar me vonesë”, është shprehur Elezi.

Elezi ka bërë të ditur se KQZ është duke vazhduar me përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve lokale, sipas dinamikës së paraparë me Planin Operacional, raporton EO.

Ai ka thënë se deri më 22 gusht partitë kanë afat për certifikim. Edhe pse kanë mbetur edhe 10 ditë nga kjo datë, asnjë parti deri më tani nuk ka aplikuar për certifikim.

“Afati i fundit për tu certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje është data 22 gusht, pra partitë politike janë kanë afat për t’u regjistruar në komisionin zgjedhor për zgjedhje respektivisht në zyrën për regjistrim të partive politike dhe kandidatëve të kuvendeve komunale që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë aplikim i cili është kompletuar pra i cili është përmbyllur ka pasur interesim dhe sigurisht që ka më shumë se një javë kohë dhe do të presim për aplikimet që do të bëhen deri në datën e caktuar”, ka thënë Elezi.

Afati ligjor kur partitë politike është dashur që të regjistrohen si koalicione ka qenë 6 korriku. Asnjë parti shqiptare nuk ka aplikuar që në zgjedhje të garojë si koalicion, raporton EO.

“Kemi pasur tri kërkesa për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale si koalicione bëhet fjalë për Koalicija Vakat, Unitet dhe Zajedno za Gora dhe këto do të jenë koalicionet zyrtare në zgjedhjet e 22 tetorit”, ka sqaruar Elezi.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme