Partitë me ‘Facebook-fushata’

Prishtinë | 07 Qer 2017 | 08:34 | Nga

Ditëve të fundit rrjetet sociale janë vërshuar nga fotot e kandidatëve për deputetë që po garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 11 qershor të këtij viti.

“Facebook”-u dhe “Instagram”-i janë dy nga rrjetet sociale që kandidatët kosovarë për deputetë janë kujdesur që të jenë prezentë vazhdimisht. Ky promovim në rrjetet sociale parasheh që vetëm një kandidati për zgjedhje t’i kushtojë mesatarisht 1000 euro përgjatë 10 ditëve të fushatës, ndërsa një partie me mijëra euro, shkruan “Zeri”.

Faton Sopa, partner në kompaninë “Manaferra”, ka thënë për “Zërin” se megjithëse nuk ka të dhëna zyrtare nga rrjetet sociale që do të linte të kuptohej diçka e tillë, duke u nisur nga përvojat e kaluara në industri dhe rritjes së madhe të konkurrencës në rrjete sociale për të kapur audiencën në këtë kohë fushate, mund të supozohet se një kandidati për zgjedhje promovimi në rrjete sociale do t’i kushtonte mesatarisht 1000 euro përgjatë 10 ditëve të fushatës.

“Këto shpenzime shkojnë kryesisht për promovim të postimeve vetanake, si aktivitetet ditore të fushatës, thirrjet për votim, ndikimi i opinionit publik, transmetimi i drejtpërdrejtë i tubimeve dhe shpërndarja e artikujve promovues të portaleve. Kjo e fundit është investim që kryesisht bëhet tek mediet të cilat postojnë artikuj-lajme të sponsorizuara në faqet e tyre të ‘Facebook-it’”, thotë Sopa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme