Pas AAK-së mblidhet dhe LDK-ja

Prishtinë | 10 Kor 2017 | 11:48 | Nga

Pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve partitë politike kanë filluar të mbajnë mbledhje për të koordinuar hapat e mëtejshëm.

Pos Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që në selinë e saj në Prishtinë ka mbledhur kryesinë, madje edhe ka pasur një takim me ambasadorin amerikan, Greg Delawie, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka thirrur kryesinë në takim.

Klan Kosova merr vesh se kryesia e LDK-së do të mblidhet, porse ende nuk janë bërë të ditura temat kryesore të takimit.

Pritet që pas takimit të ketë një prononcim për media dhe të bëhen të qarta arsyet e mbledhjes së paparalajmëruar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme