Pas disa orësh, rikthehet rryma në Istog

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 13:44 | Nga

Nga ora 9:00 e mëngjesit deri pak para orës 13:00, qendra kryesore e votimit në Istog nuk ka pasur rrymë.

Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala ka thënë për Indeksonline se problemi me rrymë në këtë qendër është zgjidhur para 40 minutash.

“Kishte probleme me rrymë në Istog, për shkak se atje kishte erëra të forta që shkaktuan ndërprerjen. Tani furnizimi me rrymë është kthyer dhe gjendja është normale”, ka thënë Buzhala.

Përndryshe votimi nëpër të gjitha degët në Istog ka shkuar në mënyrë stabile.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme