PDK akuzon KKZ-në se po u dërgon votuesve materiale të LDK-së

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 15:37 | Nga

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan denoncon, siç thotë me dëshmi dhe pamje autentike, ekipin mobil të KKZ-së në Gjilan, i cili është i dedikuar për t’ua ofruar mundësinë e votimit rasteve të veçanta, se sot rreth orës 14:30 në fshatin Cërnicë të Gjilanit, ky ekip ka ndaluar te zyrat e LDK-së në këtë fshat pët t’u furnizuar me material propagandues të LDK-së që t’ua imponojë atë votuesve të vizituar.

“PDK, përkundër pritjes së rezultatit fitues, megjithëkëtë kërkon ruajtjen e rendit dhe respektimin e kodit zgjedhor, dhe i bën thirrje Policisë së Kosovës, vëzhguesve ndërkombëtarë, e posaçërisht atyre të Ambasadës Amerikane, për të ndërhyrë në këtë tendencë të ndikimit në zgjedhje”, thuhet në reagimin e PDK-së në Gjilan.

PDK thekson se kjo assesi nuk do të ndikojë në rezultatin final, por është i papranueshëm si veprim dhe në kundërshtim me kodin zgjedhor.

“Për më tepër, ne si PDK na jep të kuptojmë se ky është tregues i panikut të LDK-së, duke pasur parasysh këtu edhe disa shkelje më të vogla që në mëngjes, disa prej të cilave edhe nuk i kemi raportuar duke qenë të vendosur për ta ruajtur qetësinë dhe rendin zgjedhor”, thuhet në fund të reagimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme