PDK e 94-ta në fletëvotim për zgjedhjet lokale

Prishtinë | 11 Sht 2017 | 10:19 | Nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka tërhequr shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për Zgjedhjet Lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor, raporton Ekonomia Online.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), do të ketë numrin 94 në fletëvotim, kjo pas tërheqjes së shortit.

Shortin e ka tërhequr kandidati i kësaj partie për Kryetar në zgjedhjet lokale në Prishtinë, Lirak Çelaj.

Partia Fjala do të ketë numrin 47, Alternativa me numër 30, e SLS me numër 96 në fletëvotim.

Nga listat preliminare të votuesve të dorëzuara në KQZ janë pranuar 1.966.900 emra të personave me të drejt vote, rreth 15 mijë janë emra të rinj, raporton EO.

Ndërsa KQZ ka pranuar 11 mijë e 813 aplikacione për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Prej tyre janë aprovuar 10 mijë e 475 aplikacione, kurse janë refuzuar 1 mijë e 338 të tjera, raporton EO.

Për zgjedhjet lokale janë certifikuar 91 subjekte politike, nga të cilat 35 parti politike, një koalicion, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur dhe 7080 kandidat për asamble.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme