PDK: Haradinaj është kandidat yni i përbashkët për kryeministër

Prishtinë | 17 Maj 2017 | 01:09 | Nga

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media, pas arritjes së koalicionit parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën.

“Qytetarët e Kosovës e meritojnë ta kenë një ekip udhëheqës që arrin rezultate menjëherë”, ka thënë nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, në një konferencë të mbajtur pas mesnatës në selinë e PDK-së.

Nënkryetari Hoxhaj ka thënë se kreu i PDK-së, Kadri Veseli, e ka ftuar Ramush Haradinajn nga AAK-ja që ta udhëheqë “Misionin e Ri”.

“Qytetarët e Kosovës e meritojnë që ta kenë një ekip udhëheqës i cili arrin rezultate, jo pas disa vitesh, por menjëherë dhe kjo është arsyeja pse z. Kadri Veseli e ka ftuar z.Ramush Haradinajn që t’i bashkohet ‘Fillimit të Ri'”, tha Hoxhaj.

Ai saktësi se Veseli do të jetë bartës i listës së koalicionit, ndërsa Haradinaj kandidat i përbashkët i koalicionit për kryeministër.

“Qytetarët e Kosovës e meritojnë që ta kenë një ekip udhëheqës që të krijojë vende të reja të punës, ta zhvillojë ekonominë, ta mbështesë integrimin evropian të Kosovës”.

“Do të kemi qeveri të rezultateve konkrete, do të fillojmë ta jetësojmë fillimin e ri për Kosovën”, ka shprehur bindjen Hoxhaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme