PDK-ja gati për zgjedhje, LDK-ja jo

Prishtinë | 19 Pri 2017 | 09:02 | Nga

Partitë opozitare thonë se tashmë është humbur shumë kohë dhe sa më shpejt duhet të mbahen zgjedhjet.

Partia më e madhe në vend, PDK-ja, po bëhet gati për zgjedhje të parakohshme të cilat pritet të mbahen në fillim të muajit qershor, ndërkohë që partneri i saj i koalicionit mohon mbajtjen e zgjedhjeve duke thënë se ato do të organizohen tek vitin e ardhshëm.

Partitë opozitare thonë se tashmë është humbur shumë kohë dhe sa më shpejt duhet të mbahen zgjedhjet. Lëvizja “Vetëvendosje” ende nuk jep emra konkretë se me cilën parti do të lidhnin koalicion në rast të zgjedhjeve. “Nisma për Kosovën” dhe AAK-ja thonë se do shkojnë në zgjedhje së bashku dhe kurrsesi me PDK-në. Analistët politikë si parti fituese potenciale i shohin PDK-në dhe LVV-në, kurse LDK-ja partner në qeverisjen e re.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, ka thënë për gazetën “Zëri” se datat për zgjedhje të parakohshme do të jenë më 28 maj ose më 4 qershor.

“Të them të drejtën nuk ka qëndrim zyrtar, por prej fillimit është thënë se në fund të majit apo në fillim të qershorit. Jozyrtarisht po flitet për 28 majin ose 4 qershorin, unë jam insistues dhe jam insistues të mbahen këto zgjedhje”, ka thënë Buja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme