PDK-ja pas një ore vendos për fatin e Qeverisë

Prishtinë | 10 Maj 2017 | 09:34 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se Grupi Parlamentar i PDK-së pas një ore do të konfirmojë për fatin e Qeverisë.

“Këshilli Drejtues ka trajtuar gjendjen politike të krijuar në vend dhe pas gjithë kësaj është marrë vendimi që Këshilli Drejtues ka bartur përgjegjësinë te Kryesia e partisë dhe tek Grupi Parlamentar për ta marrë vendimin përfundimtar”, raporton Ekonomia Online.

“Pas shumë debateve që kanë qenë të prezantuara aty nga përfaqësuesit në nivel të degëve, në nivel të anëtarëve të kryesisë, në nivel të deputetëve, është marrë vendimi që Grupi Parlamentar pas një ore ta konfirmoj vendimin”, tha ai.

Hoxhaj ka theksuar se Këshilli Drejtues vetëm i ka dhënë drejtim debatit në parti.

Të ngjashme