Nisma: PDK ka angazhuar në Drenas gjithë mekanizmin shtetëror

Prishtinë | 21 Nën 2016 | 18:25 | Nga

Afrimi i mbajtjes se zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunën e Drenasit ka nxehur garën mes PDK-së dhe Nismës për Kosovën. Në partinë e Fatmir Limajt thonë se partinë e Kadri Veselit e kanë kapur ethet e humbjes.

Anëtari i Kryesisë se Nismës, Bajram Hasani thotë se PDK po i rrëshqet nga dora bastioni kryesor. Ai madje ka akuzuar këtë parti se ka angazhuar të gjithë mekanizmin shtetëror për të shmangur humbjen.

“Kemi ministra, zv/ministra dhe zyrtarë të tjerë shtetëror të cilët po merren më fushatë në vend qe të merren më punët e tyre. Enver Hoxhaj do të ishte më mirë të ushtroj funksionin e ministrit të jashtëm të sjellë njohje të reja se sa të merret me fushatë”, ka thënë Hasani.

E sa i përket tërheqjes se kandidatëve të pavarur, ai thotë se kjo ka ardhur si rezultat i pazareve politike.

“Tërheqja ka qenë joparimore. Atyre kandidatëve u janë premtuar pozita në qeveri. Është një lojë e pamoralshme. Edhe në politike duhet të ketë etike”, ka shtuar ai.

Duke folur për kandidatin e Nismës në zgjedhjet e 4 dhjetorit, ai thotë se qytetarëve të Drenasit iu është dhënë mundësia qe të votojnë një njëri të ndershëm me parime si Isa Xhemajlaj.

E, sa i përket dështimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për të shqyrtuar çështjen e buxhetit, Hasani thotë se buxhetit i vitit 2017, mund të bëhet ‘sebep’ qe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Krejt në fund ai ka thënë se NISMA përkrah opsionin qe në pranverë të mbahen të dy palë zgjedhjet njëkohësisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme