PDK përshëndet marrëveshjen e arritur, fton partitë e tjera për unifikim

Prishtinë | 24 Shk 2018 | 15:34 | Nga

Partia Demokratike e Kosovës ka përshëndetur marrëveshjen e arritur dhe ka vlerësuar se kjo frymë e bashkëpunimit duhet që ta pëcjellë vendin edhe në proceset e tjera. Kjo parti përmes kumteses i ka bërë thirrje edhe partive tjera parlamentare që të unifikohen sa i përket temës së demarkacionit.

Kjo është kumtesë e plotë e Partisë Demokratike të Kosovës:

Partia Demokratike e Kosovës përshëndet arritjen e konsensusit nacional mes partive politike për ratifikimin e  Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

PDK falënderon të gjitha subjektet politike parlamentare për gatishmërinë e treguar për dialog dhe për qasjen konstruktive në arritjen e këtij uniteti.

PDK çmon rolin unifikues që kryetari i Partisë dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka treguar gjatë gjithë kohës në tërë këtë proces.

Vlerësojmë se kjo frymë e bashkëpunimit duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera shumë të rëndësishme për vendin.

Bëjmë thirrje edhe te subjektet e tjera politike parlamentare që të bashkohen në punën e përbashkët për të mirën e qytetarëve të vendit.

Me nderime,

Zyra e Komunikimit e PDK-së

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme