PDK premton trefishimin e buxhetit për bujqësi në Rahovec

Rahovec | 24 Sht 2017 | 22:00 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe kandidati i tyre për ta drejtuar edhe për katër vjet Komunën e Rahovecit, Idriz Vehapi, kanë premtuar trefishimin e buxhetit për bujqësinë në këtë komunë bujqësore.

Këto premtime, ata i bënë sot, në tubimin kryesor të hapjes së fushatës në Rahovec, me ç’rast Idriz Vehapi shpalosi programin e tij qeverisës nëse e merr besimin edhe për katër vjet.

Kreu i PDK-së, Veseli, paralajmëroi rreth 30 milionë euro investime në sistemin e ujitjes së tokave për komunën e Rahovecit.

Veseli tha se del ballëhapur para qytetarëve të Rahovecit, kur PDK-ja ka kandidatët më të mirë për Kuvend Komunal dhe një njeri si Idriz Vehapi në krye të tyre.

E Vehapi ka thënë se me ndihmën e Qeverisë do të krijohet një zonë agrare-biznesore. Ai, po ashtu, ka premtuar rritjen e përkrahjes për ndërtimin e serave bujqësore.

Premtim tjetër i Vehapit ishte se do të angazhohet për ndërtimin e rrugës që lidh Rahovecin me autostradën Prishtinë-Prizren.

Të ngjashme