PDK: Svarqa bëri shkelje ligjore në konkursin për zjarrfikës

Ferizaj | 10 Sht 2016 | 12:25 | Nga

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj ka thënë se kryetari i kësaj komune, Muharrem Svarqa, po vazhdon me shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve e rregulloreve.

Kjo parti sot në një konferencë për media ka thënë se rasti i fundit ku janë bërë shkelje është ai për konkursin e zjarrfikësve.

“Skandali i fundit dhe i pa precedent jo vetëm në Kosovë, por edhe gjetiu, është rasti me hapjen e konkursit për zjarrfikës. Këtu me vetëdije apo pa të, bëri skandalin e radhës, që me një veprim bëri disa shkelje të rënda ligjore, siç janë: Ligji për shërbyesit civilë, Ligjin e Punës dhe Qarkoren Administrative Nr: 01_2014. Kjo qarkore e cila derivon nga ligjet në fuqi tregon qartë që kategoria e zjarrfikëseve hyn tek shërbyesit publik e jo tek shërbyesit civil që e ndalon rreptësisht Kryetarit të Komunës të hap konkurs sepse nuk është në kompetencën e tij, por është e Qeverisë së Republikës së Kosovës”.

Skandal tjetër, sipas PDK-së, është se hapja e konkursit u bë për dy zjarrfikës, kurse kryetari nga “zemërgjerësia” pranoi tre, duke bërë shkelje të rëndë ligji. “Shpresojmë që është dëshmi tjetër për prokurorinë që të veproj për këtë skandal të parë deri më tani. Në këtë konkurs u anashkaluan shumë punëtorë, sepse nuk ishin të dëshiruarit e kryetarit të cilët po punojnë me vite të tëra si punëtorë sezonal, e shumë herë edhe si vullnetarë, dhe që shpërblimi për ta nga ky pushtet është anashkalimi total i përvojës dhe i performances të shkëlqyer të tyre!”, thuhet në komunikatën e PDK-së dega në Ferizaj.

Kjo parti u ka bërë thirrje prokurorisë dhe instancave të tjera shtetërore të veprojnë dhe te ju kthehet drejtësia këtyre punëtorëve, siç thuhet në komunikatë, viktima të këtij pushteti në ikje, dhe të merr masa ndaj këtij kryetari i cili bëri shkelje flagrante të legjislacionit të shtetit.

 

ko k

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme