PDK do ta udhëheqë delegacionin parlamentar për Marrëveshjen e MSA-së

Prishtinë | 12 Dhj 2017 | 17:16 | Nga

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, diskutoi lidhur me formimin e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim, përkatësisht, përbërjen e delegacionit parlamentar për Marrëveshjen e MSA-së.

Kryesia vendosi që Komisioni, në pajtim me praktikat e Kuvendit, të përbëhet nga 13 anëtarë. Kryesuesi do të jetë nga pozita (PDK), ndërsa zëvendëskryesuesi nga radhët e opozitës (VV).

Kryesia, po ashtu, emëroi edhe delegacionin e Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit për Evropën Juglindore – SEECP.

Të ngjashme