Për shkak të flamurit kosovar, Vulin lëshon mbledhjen komemorative në Austri

Prishtinë | 07 Maj 2017 | 15:52 | Nga

Pas vendosjes së kurorës me lule në Mathauzen, ku ishte kampi i përqendrimit në Austri, ministri serb i Punës, Punësimit dhe Çështjeve Sociale, Aleksander Vulin, është larguar nga ngjarja komemorative për shkak të pranisë së delegacionit të Kosovës në këtë ngjarje.

Vulin këtë e ka bërë në shenjë proteste – por, ka thënë që e bëri pasi nderoi vendin ku prehen mijëra njerëz të vrarë.

“Prandaj ne fillimisht kemi vënë kurorën tonë për të treguar respektin dhe vlerësimin që kemi për vuajtjen njerëzore. Por, delegacioni ynë nuk mund ta lejojë dhe të rrijë i heshtur kur kemi parë paraqitjen e flamurit të shteti të rrem të Kosovës si i barabartë me shtetet tjera, sikur të ishin pjesë e koalicionit anti-fashist”, ka thënë Vulin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme