Përafrimi me LDK-në, më shumë i konvenon Vetëvendosjes

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 19:33 | Nga

Fatmir Haxholli nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se nëse ndodh një përafrim në mes Vetëvendosjes e LDK-së, kjo do t’i konvenonte më shumë subjektit partiak të Visar Ymerit.

Haxholli po ashtu tha se të gjitha raportimet se marrëdhëniet në mes LDK-së e AKR-së janë dobësuar, janë të pavërteta dhe deklarimet e tilla aspak nuk qëndrojnë, transmeton Klan Kosova.

Ai tutje ka thënë se nëse flitet për koalicione numrash, jashtë PAN-it mund të jenë numrat për formimin e Qeverisë.

”Nuk ka të bëjë thjeshtë me mënyrën që interpretohen nga mediat. Jo nuk ka ftohje të marrëdhënieve në mes LDK e AKR-së”.

”Është një pozicion superkomod sa i përket asaj në lidhje me qëndrimin lojal të partisë. Ajo çfarë po ngjet është gjithçka në kuadër të rregullave të lojës. Kosova është vend i vogël dhe ne nuk duhet të sigmatizojmë gjërat për njerëzit”.

”Edhe deputetët e atyre që janë në kuadër të Panit. Nuk do të parapëlqente askush që kjo të ndodhë, por trajtimi i deputetëve si numra, vlera që është besimi i qytetarit, mendoj që është e pandershme për secilin deputet”.

”Nëse institucionet e Kosovës krijohen me idenë e kushtëzimit, atëherë kjo është një fatkeqësi e madhe”.

”Presioni është pjesërisht me afate kushtetuese. Me kalimin e ditëve shtohet dhe më shumë presioni. Jashtë PAN-it nëse flasim për koalicione numrash gjithçka është me e lehtë. Si mundësi shtesë, ose mund të ketë VV-AAK-Nisma. Jashtë PAN-it ka shumë mundësi t’i kenë numrat”.

”Vetëvendosje është në një pozicion shumë komod e për PAN kjo është shumë e vështirë. Sa i përket LDK-së janë në një pozitë më kompleks. Së pari duhet të shtensionohet klima politike. Në momentin që partitë politike ishin pajtuar që nëse i pari s’mund t’i bëjë numrat të vazhdojë i dyti do të ishte shumë pozitive”.

”Një përafrim i LDK-së me Vetëvendosjen më shumë do të ishte në të mirën e Vetëvendosjes. Po ka mundësi që Vjosa Osmani apo Lumir Abdixhiku të kandidojnë për kryetar Prishtine”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme