Përfundon numërimi në QNR, Rugova fiton me 15 vota diferencë

Prishtinë | 18 Dhj 2017 | 15:18 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) në Fushë-Kosovë ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë për kryetar të Istogut.

Pas numërimit, bashkë me votat e rregullta, Haki Rugova i LDK-së del fitues me 10 033 vota para Gani Dreshajt të AAK-së, që ka marrë 10 018, raporton ekipi i Ekonomia Online nga QNR-ja.

Pra diferenca mes dy kandidatëve është vetëm 15 vota.

Fillon numërimi i votave me kusht e postë për Istogun (LIVE)

Ka nisur numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë për kryetar të Istogut. Procesin po e përcjell kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Në Istog dje është mbajtur rivotimi për kryetar komune ku në garë ishin Gani Dreshaj i AAK-së dhe Haki Rugova nga LDK.

Sipas rezultateve të Komisionit Qendror Zgjedhor, Dreshaj ka fituar garën për këtë qytet me vetëm 52 vota diferencë.

DREJTPËRDREJT – Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate (QNR) në Fushë-Kosovë po numërohen votat me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe përmes postës nga rivotimi për kryetar të komunës së Istogut.

Posted by EkonomiaOnline on Monday, December 18, 2017

Të ngjashme