Philips: Shqiptarët janë nacionalistë, e jo islamistë

Prishtinë | 11 Tet 2018 | 15:32 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Universiteti Columbia dhe Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) kanë prezantuar publikimin “Kërcënimet dhe sfidat për sovranitetin e Kosovës”.

Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, tha se qëllimi i publikimit është ofrimi i një analize gjithëpërfshirëse për kontekstit ndërkombëtar të lidhur me kërcënimet dhe sfidat për sovranitetin e Kosovës.

“Ky publikim nuk ka pasur për qëllim të jap rekomandime konkrete për vendimmarrësit vendor dhe ndërkombëtar, por ka qenë që të afrohet analizë gjithëpërfshirëse e kontekstit ndërkombëtar të lidhura me kërcënimet dhe sfidat ndaj sovranitetit të Kosovës”.

David L. Philips, drejtor i programit për ndërtimin e paqes dhe të drejtat në Institutin e Universitetit Columbia, tha se Rusisë nuk i intereson për serbët e veriut të Kosovës dhe Serbinë. Sipas tij synim i Rusisë është minimi i ndikimit të Amerikës dhe NATO-s në Kosovë, raporton EkonomiaOnline.

Philips vlerësoi se kërcënim për Kosovën është edhe Turqia, e cila sipas tij eksporton në Kosovë ekstremizmin në maskën e bashkëpunimit.  Sipas tij, duhet të jemi syhapur ndaj kërcënimeve dhe sfidave që i kanosen sot Kosovës.

“Me vjen keq që në Serbi e konsiderojnë Kosovën si province të Serbisë. Ata bllokojnë integrimin e Kosovës në komunitetin ndërkombëtar. Prapa Serbisë fshihet Rusia. Rusia është e motivuar nga delegjitimiteti i Amerikës në Kosovë. Rusia është e obsesionuar në minimin e NATO-s dhe institucioneve ndërkombëtare. Për Moskën serbët e Kosovës dhe Serbia nuk u intereson, ky është draft për të rritur tensionet”.

“Kërcënim i tretë për Kosovën është Turqia. Në vitet e fundit Turqia eksporton ekstremizmin në maskën e bashkëpunimit. Shqiptarët janë nacionalist, jo islamist. Ajo paraqet kërcenim ndaj zhvillimi të identitetit të Kosovës si shtet i pavarur”.

Philips e ka quajtur si të dështuar dhe të rrezikshme idenë e presidentit Thaçi për ndryshimin e kufirit me Serbinë.

“Ndryshimi i kufijve është ide e dështuar tanimë, do të jetë e rrezikshme. Duhet te mendojmë për ide të reja, fuqi të Kosovës që paraqet një progres të vërtetë, që është normalizimi dhe njohja e Kosovës nga Serbia”.

Ish-ambasadori i Maqedonisë në Suedi, Agon Demjaha, tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel kërcënon direkt sovranitetin e Kosovës, pasi vlerësoi se ai nuk zhvillohet si dy shteteve të pavarura.

“Dialogu ka ndikuar të sjellë dy vendet bashkë, por ka dhënë shumë më pak se sa është pritur. Ndikimet në sovranitet, ka disa fakte që përcaktojnë se dialogu i Brukselit ka pasur ndikim negativ. BE  asnjëherë s’ka dhënë një afat sa do të zgjas dhe ka shmangur njohjen që Serbia duhet ta bëjë ndaj Kosovës.”

Demjaha tha se shumë marrëveshjeve mes dy vendeve janë bllokuar ose zbatuar pjesërisht. Sipas tij nuk duhet të vazhdohet dialogu në këtë mënyrë.

“Nuk është dialog mes dy vendeve të pavarura që drejtpërdrejt e kërcënon sovranitetin e Kosovës. Pa pasur një afat të qartë s’dihet sa do të marrë kohë. Ndarja apo korrigjimi i territoreve jo vetëm që mund ta deëmtojë sovranitetin e Kosovës, por mund ta dëmtojë edhe përshtypjen”.

Sipas Demjahës nëse ndodh shkëmbimi i territoreve, do të thoshte dështim i aleancave perëndimore.

“Derisa kushtetuta bazohet në propozimin e Ahtisarit, ndarja është e pamundur për shkak të Kushtetutës. Nëse shkëmbimi i territoreve do të ndodhte edhe me marrëveshje kjo mund të ketë ndikim shumë negativ në Bosnje Herecegovinë, por edhe ne Maqedoni sepse shqiptarët do të kërkonin ndarje të territorit”.

Florian Qehaja, drejtor i Qendrës Kosovare  për Studime të Sigurisë, u shpreh se Serbia po punon për normalizim të marrëdhënieve që sipas tij, nënkupton ndarje dhe për minimumin e të arriturave të Kosovës në planin e brendshëm dhe të jashtëm.

“Nese dështon plani i Serbisë për ndarje, ky opsion mund të jetë i pranishëm. Serbia ka një agjendë intensive diplomatike edhe përmes fake neës dhe eksponentëve nga shoqëria civile dhe akademia. Nëse dështon plani i tyre, ata do të shkonin në skenarin e palestinizimit të Kosovës. Edhe skenari i status qou-s nuk është i përshtatshëm për Kosovën.”

Robert Muharremi nga AUK tha se po flitet për shkëmbim të territoreve apo ndarje,  por nuk e kemi idenë e qartë se çka nënkupton kjo.

“Është në pyetje edhe fati e ardhmëria e shqiptareve në përgjithësi. Po supozojmë se po ndodh ndarja dhe po bashkohet lugina. Do të kemi dy shtete, ku do të shkojmë”.

 

Të ngjashme