Platforma për Drejtësi në PD, vazhdon takimet nëpër degë

Prishtinë | 21 Mar 2017 | 15:10 | Nga

Kryetarja e Degës së PD-së në Gjilan  Selvete Shurdhani, priti në një takim liderin e Platformës për Drejtësi në PD  Sylejman Çerkezi me bashkëpunëtorë, ku ky i fundit u prit edhe nga kryesia e degës dhe disa intelektualë nga Anamorava.

Kështu thuhet në komunikatën e lëshuar për medie të një pjese të anëtarësisë së PD-së të cilët po e kundërshtojnë kryetarin Ferid Agani.

“Shurdhani me këtë rast shprehi mirëseardhje në këtë takim për Liderin e kësaj Platforme brenda PD-së, dhe ndër tjera potencoi edhe njëherë se Gjilanasit dhe Anamorava janë bastion i fuqishëm i këtij lidershipi si dhe vend nga i cili lindin deputetët për Kuvendin e Kosovës”, thuhet aty.

Sylejman Çerkezi, me këtë rast, falënderoi kryetaren e degës dhe të pranishmit për këtë pritje “dinjitoze” që i bënë dhe ndër tjera deklaroi se pa unifikim, objektivat e kësaj Platforme nuk mund të arrihen asnjëherë.

“Me lidershipin politik të cilin e kemi në Anamoravë, ne mund të sfidojmë edhe të pamundurën politike nëse duam të arrijmë objektivat tanë. Ju jeni dëshmi e gjallë e kësaj Platforme që me punën tuaj dëshmuat sukses dhe qendrës në mbrojtje të amanetit dhe të programit të vlerave të PD-së, dhe me emër të Zotit edhe kësaj radhe do të triumfojmë përballë sfidave të kohës” deklaroi  Çerkezi.

Të ngjashme