Preokupimi kryesor konsensusi ndërkosovar, temat me Serbinë do të marrin kohë

Malishevë | 20 Tet 2018 | 14:33 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,  nuk preokupohet se kur do të shkohet në Bruksel për takim me Serbinë, në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Ai thotë se më e rëndësishme është të arrihet konsensusi mes përfaqësuesve të Kosovës.

“Nuk është preokupimi im kur do të shkojmë në Bruksel, por të arrijmë një herë konsensusin. Të jetë një ekip i gjerë, të cilët do të shkonim që t’ja sjellim një marrëveshje të duhur të Kosovës, e jo të shkohet atje pa asnjë letër, siç ka ndodhur më herët dhe kanë sjellë marrëveshje të këqija”, është shprehur Limaj, i pyetur nga gazetarët, gjatë një vizite në Malishevë, raporton Ekonomia Online.

Ai thotë se temat e mbetura me Serbinë do të marrin kohë, derisa është pyetur për mundësinë e përmbylljes së dialogut në pranverën e vitit të ardhshëm.

“Me Serbinë kemi tema mjaftë të komplikuara. Do të marrin kohë. Pa u shtruar çështja e të pagjeturve, deri tek energjia, dhe këto tema nuk mund të ecin kaq shpejt”.

“Kosova duhet të miratojë temat, dhe për ato tema do të mblidheshin ekspertë që do të qonin në një marrëveshje. Në Kosovë është i nevojshëm uniteti,” është shprehur Limaj.

Të ngjashme