Presidenca e heshtur, nuk tregon se kur mbahet seanca konstituive

Prishtinë | 17 Kor 2017 | 08:53 | Nga

Seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas medieve do të mbahet këtë javë.

E mërkura pritet të caktohet dita kur do të mblidhen deputetët e legjislaturës së gjashtë të cilët do ta japin betimin në Kuvend.

Por pavarësisht këtyre burimeve, zyrtarisht ende nuk ka deklaratë nga Presidenti Hashim Thaçi sa i përket thirrjes së seancës konstituive.

“Nuk kemi asnjë informatë rreth kësaj teme”, kanë thënë zyrtarë të Presidencës në një përgjigje shkurt për Indeksonline.

Ndërkohë mediat kanë raportuar se sot Kryesia e vjetër e Kuvendit do të mbajë mbledhje, për të caktuar takimin konstituiv të Kuvendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme