Presidenca thotë se Ekipi për Pajtim ka miratuar rregulloren dhe planin e punës

Prishtinë | 12 Kor 2018 | 18:33 | Nga

Ekipi Përgatitor për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, i themeluar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka mbajtur takimin e radhës dhe ka miratuar rregulloren dhe planin e punës.

Ekipi Përgatitor është themeluar për të ndërtuar infrastrukturë teknike e ligjore për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin. Ai përbëhet nga 4 përfaqësues të institucioneve shtetërore, Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, si dhe 5 përfaqësues nga shoqëria civile dhe ekspertë të proceseve të ballafaqimit me të kaluarën.

Kur është themeluar ky ekip, Thaçi pati thënë se Komisioni ka për qëllim të krijojë një narrativ të unifikuar për të kaluarën.

“Ky ekip vepron që nga 1 maji 2018 dhe takohet në baza të rregullta javore. Me miratimin e dokumenteve themelore të Ekipit Përgatitor, tani puna do të përqendrohet në përgatitjen e akteve juridike, dokumenteve dhe hapësirave të Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin”, thuhet në njoftimin nga presidenca.

Ekipi Përgatitor ka afat 18 muaj që ta përfundojë punën e vet.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme