Presidenti i PAN-it

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 08:13 | Nga

Presidenti i vendit Hashim Thaçi edhe një herë është vënë në qendër të kritikave me nismat e tij. Thirrja e tij e fundit për takim konsultativ me partitë politike po vlerësohet si blerje kohe për PAN-in. Sipas partive të tjera politike në vend, presidenti nuk është fare konstruktiv e as në nivelin kushtetues, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka ftuar në një takim konsultativ të gjitha partitë politike në vend më 24 korrik, në të cilin do të diskutohet rreth caktimit të datës për konstituimin e Kuvendit.

Në ditën e parë të ftesës nga presidenti partitë nuk i janë përgjigjur ftesës.

Lëvizja “Vetëvendosje” dhe Lidhja Demokratike e Kosovës takimet e tilla i ka quajtur tentim të presidentit për të fituar kohë koalicioni PAN që t’i mbledhë votat e nevojshme për formimin e Qeverisë.

Ata thonë se presidenti nuk është neutral, shkruan tutje “Zëri”.

Sipas tyre, Thaçi në vazhdimësi ka përkrahur PDK-në, ka dhënë sinjalin përfundimtar për rrëzimin e legjislaturës së kaluar, ndërsa tani po tregohet jokonstruktiv duke e ndihmuar koalicionin PAN.

Të njëjtën gjë e thonë edhe njohësit e çështjeve politike, të cilët veprimet e presidentit Thaçi i kanë quajtur jo të duhura.

Sipas tyre, ai në vazhdimësi përfaqëson interesa të PDK-së.

Për më tepër, presidenti Thaçi dje është parë në shoqërinë e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veselit, me anëtarin e po kësaj partie Sami Lushtakun dhe me shefin e Shtabit Zgjedhor të AKR-së në zgjedhjet e qershorit Rrahim Pacollin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme