Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta vizitë zyrtare në Kosovë

Prishtinë | 11 Tet 2017 | 08:08 | Nga
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të tij pret në vizitë shtetërore, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Fillimisht, Presidenti Thaçi do ta pres Presidentin Meta, me pritje ceremoniale në sheshin “Ibrahim Rugova”, për të vazhduar më tej me takimin bilateral.

Ndërkaq në fund të takimit Presidentët Thaçi e Meta, do të kenë konferencë për media, thuhet në njoftimin zyrtar të presidencës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme