Presidenti pas fyerjes së Delawies, liria e shprehjes s’duhet të degradojë

Prishtinë | 18 Jan 2018 | 22:41 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se Kosova është shtet demokratik, por liria e shprehjes nuk duhet të degradojë në fyerje, veçanërisht ndaj ambasadorit të ShBA-së.

Ai këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook,

“Republika e Kosovës është shtet demokratik, ku liria e shprehjes është e garantuar me kushtetutë. Shprehja e mendimit të lirë nuk duhet të keqpërdoret dhe të degradojë në fyerje, aq më tepër ndaj ambasadorit të shtetit, me të cilin kemi miqësi të përjetshme”, ka shkruar Facebook.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, sot e quajti ambasadorin Delawie një palaço, pas deklaratave të këtij të fundit lidhur me tentativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme