Presidenti Thaçi dekoroi ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë me Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”

Prishtinë | 16 Tet 2017 | 16:46 | Nga

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në takim ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Lloyd Axworthy, i cili ishte ministër gjatë periudhës ‎‎1996-2000.

Me këtë rast, i pari i vendit tha se “Kanada ka përkrahur Kosovën në një periudhë të rëndë të saj, por edhe në ndërtimin e shtetit. Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme”, pohoi presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi e informoi ish-ministrin Axworthy, për të arriturat e përgjithshme në vend.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e dekoroi ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Lloyd Axworthy, me Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova” për kontributin e dhënë në ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë si dhe kultivimin e miqësisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Kanadasë.

Duke e falënderuar presidentin Thaçi, ish-ministri Axworthy ndër tjera tha se ndjehet i kënaqur për arritjet e Kosovës në fusha të ndryshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme