Presidenti Thaçi dhe Ministrja e Mbrojtjes së Italisë flasin për FSK-në

Prishtinë | 18 Sht 2018 | 10:41 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Elisabetta Trenta.

Me Ministren e Mbrojtjes së Italisë, presidenti Thaçi ka biseduar për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për forcimin e fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe për procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës, shkruan EkonomiaOnline.

“Ju falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme, që Italia i ka dhënë dhe po vazhdon t’i japë Kosovës. Me mbështetjen tuaj dhe të vendeve të tjera të NATO-s, Forca e Sigurisë së Kosovës është bërë një forcë shumetnike, profesionale dhe me standarde të NATO-s”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërsa, Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Italisë, Elisabetta Trenta, është zotuar se Italia do të vazhdojë ta mbështesë Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe pjesëtarët e saj me trajnime në fushën e logjistikes.

Presidenti Thaçi dhe ministrja italiane, Elisabetta Trenta, kanë biseduar edhe për përkrahjen që do ta marrë Forca e Sigurisë së Kosovës përmes Memorandumit të Bashkëpunimit, që sot është nënshkruar nga të dyja shtetet.

Të ngjashme