Presidenti Thaçi jep propozimet për reformën zgjedhore

Prishtinë | 16 Mar 2017 | 16:15 | Nga

I pari i vendit, ndër të tjera ka thënë se do t’i propozoj Legjislativit qe zgjedhja e presidentit të vendit të ndryshojë. Pra, presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët. Ndryshime mund të ketë edhe zgjedhjet lokale dhe listat zgjedhore.

E, në një përgjigje të zyrës për Informim të presidencës për ‘Indeksonline’, bëhet me dije se tashmë janë finalizuar aktet normative të cilat do t’i përcillen legjislativit.

“Ekipet Punuese për hartimin e legjislacionit për reformën zgjedhore e kanë përfunduar punën e tyre dhe nga Departamenti për Çështje Juridike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Zyrën e Presidentit janë finalizuar aktet normative, si:Propozim Amendamentet e Kushtetutës; Projektligji për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës; Projektligji për zgjedhjet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe Projektligji për zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të presidencës.

Nga presidenca bëhet me dije se pas konsultimeve me akterët përkatës, Thaçi do t’i përcjellë aktet e mësipërme për miratim nga ana e Kuvendit të Kosovës, siç është paraparë me legjislacionin në fuqi.

Reforma zgjedhore është inicuar nga presidenti Thaçi. Kryeminsitri Mustafa në njërën nga mbledhjet ka propozuar qe të hiqet balotazhi në zgjedhjet komunale. Partitë e mëdha kanë insistuar qe pragu prej 5% të mos ndryshojë.

Në anën tjetër tri partitë opozitare të cilat janë pjesë e Kuvendit kanë bojkotuar iniciativën e Thaçit.

Për miratimin e këtyre ndryshimeve nevojitet votimi i 2/3 e votave në Kuvendin e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme