Thaçi pranoi kredencialet e ambasadorit të Maltës

Prishtinë | 05 Tet 2016 | 15:23 | Nga

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar kredencialet e ambasadorit të ri jorezident të Maltës, Godwin Pulis.

Presidenti Thaçi ka thënë se me ambasadorin Pulis do të punojmë që t’i thellojmë edhe më shumë marrëdhëniet ndërshtetërore.

 “Kemi marrëdhënie të mira me Maltën. Jemi dy vende të vogla në skenën e madhe ndërkombëtare dhe duhet të mbështesim njëri-tjetrin”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërsa, ambasadori Pulis ka thënë se Malta do të vazhdojë mbështetjen për aspiratën evropiane të Kosovës.

Presidenti Thaçi dhe ambasadori Pulis kanë biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Maltës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme