Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së në Kuvend

Prishtinë | 11 Sht 2018 | 12:01 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka proceduar në Kuvend mendimin lidhur me Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se materiali ka kaluar procedurat e parapara andaj edhe kërkoj nga ministrat që ta miratojnë atë, raporton Ekonomia Online.

Hartimi i këtij Projektligji është nismë e kreut të Kuvendit, Kadri Veseli. Ai përmes një statusi në rrjetin social Facebook, në qershor kishte njoftuar se ka iniciuar hartimin e tij.

Veseli kishte thënë se projektligji ka për qëllim mbrojtjen institucionale të luftës, të përcaktojë monumentin qendror që i mungon vendit, si dhe do të nisë themelimin e muzeut të luftës së popullit.

Sipas tij, me miratimin e këtij ligji do të përcaktohej një datë e veçantë për ta përkujtuar sakrificën e popullit tonë për lirinë, ndër dekada e shekuj, ashtu siç është praktikë në shumë vende.

Të ngjashme