Prokuroria: Asnjë rast penal gjatë rivotimeve në Istog

Prishtinë | 17 Dhj 2017 | 21:28 | Nga

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se deri në ora 20:30, në rivotimin për kryetar të komunës së Istogut, janë raportuar vetëm 4 raste lidhur me këtë proces zgjedhor.

Pas marrjes së informatave se një anëtar i një subjekti politik në Istog, ka dhënë para për të blerë vota, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është intervistuar i dyshuari, ndërkaq rasti është iniciuar me raport të veçantë për procedim të mëtejshëm.

Ndërkaq, pas marrjes së informatave dhe pas verifikimit të tyre nga prokurorët, të cilët kanë përcjellur për së afërmi procesin e rivotimit për komunën e Istogut, rezulton se nuk ka pasur elemente të ndonjë vepre penale që lidhet me procesin zgjedhor.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit do të vazhdojë të përcjellë situatën deri në përfundim të procesit zgjedhor si dhe për çdo rast do të njoftojë opinionin.

Prokurori i Shtetit falënderon qytetarët e Republikës së Kosovës, mediet dhe shoqërinë civile për bashkëpunimin e treguar me Prokurorin e Shtetit, me qëllim parandalimin dhe ndjekjen e suksesshme të veprave penale lidhur me këtë proces të rivotimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme