Protestohet sot në Francë për Haradinajn

Prishtinë | 07 Jan 2017 | 09:42 | Nga

Në Colmar të Francës sot do të mbahet një protestë për të shprehur pakënaqësinë me rastin e arrestimit të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Protesta organizohet nga shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Francë, përkrahur edhe nga Shoqata “Lëvizja”.

Organizatorët u kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që ndodhen në Francë, Zvicër, Gjermani dhe vende te tjera të Evropës, që të shtunën në mesditë të marrin pjesë masovikisht në protestën në përkrahje të Ramush Haradinajt, i arrestuar këtë javë nga autoritetet francezë të drejtësisë.

Qëllimi i protestës është kërkesa për lirimin sa më të shpejtë të Haradinajt, dhe hedhjen poshtë të të gjitha fletë-arresteve që datojnë nga regjimi i Millosheviqit.

Protesta në Colmar të Francës nis nga ora 13:00 dhe mbahet në adresën: 9 Avenue Raymond Pincare, Colmar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme