Protestuesit kërkojnë burgim për Grabovcin, s’iu mjafton dorëheqja

Prishtinë | 16 Gus 2016 | 18:39 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dhjetëra qytetarë kanë protestuar, sot, kundër skandalit të përgjimeve “Pronto II”. Për dallim nga tri protestat e mëparshme, sot ka pasur më shumë pjesëmarrës.

Protestuesit kanë filluar ecjen nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Teatri Kombëtar.

Protestuesi gjatë marshimit nëpër sheshet kryesore të kryeqytetit kanë brohoritur: “E keni dh** punën”, “M*t e keni ba”, “Pa drejtësi nuk ka qetësi”, “Hajnat në burg” etj.

Pak para protestës, protagonisti i këtyre përgjimeve, Adem Grabovci, ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga posti i shefit të grupit parlamentar të PDK-së.

Por, përfaqësues të protestuesve thanë se dorëheqja nuk mjafton. “Është një grup njerëzish që duhet të mbyllen në burg”.

Të ngjashme