Puhie Demaku braktis Vetëvendosjen

Prishtinë | 12 Maj 2017 | 10:33 | Nga

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Puhie Demaku përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se do të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo ka shkruar se, pas zhvillimeve të fundit në skenën politike, ka analizuar në hollësi angazhimin e saj në jetën politike.

Postimi i plotë:

Te nderuar miq dhe familjare,

Pas zhvillimeve te fundit ne skenen politike ne vendin tone, kam analizuar ne hollesi angazhimin tim ne jeten publike dhe dua te ju njoftoj se per arsye krejtesisht personale, do ta pauzoj angazhimin tim te drejtperdrejte ne politike.

Keto 6 vite ne Levizjen VETEVENDOSJE! kane qene nje rrugetim i jashtezakonshem, me sfida e mesime, por mbi te gjitha nje pervoje me shume vlere.

Duke marre ne konsiderate te gjithe faktoret e sidomos obligimet dhe pergjegjesite personale, une kam vendosur qe te ndjeke nje rruge profesionale jashte politikes, pa lene anash kontributin, per aq sa mundem dhe di, per te miren e kombit dhe avancimin e interesave te shtetit.

Levizjes, aktivisteve dhe kolegeve ju deshiroj shume sukses ne zgjedhje dhe ne sfidat qe ju presin.

Juve miq e familjare u jam shume mirenjohese per mbeshtetjen, durimin e madje edhe per kritikat/verejtjet/sygjerimet qe m’i keni dhene pergjate ketij rrugetimi.

Uroj qe rruget tona te takohen per te mire.

Me shume respekt,

Puhia

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme