PZAP çon në rinumërim të tërësishëm Prishtinën dhe Prizrenin

Prishtinë | 23 Nën 2017 | 10:10 | Nga

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe parashtresa ka marrë vendim që ta çojë Prishtinën dhe Prizrenin në rinumërim.

Mul Desku, nga PZAP, ka thënë për Ekonomia Online se ky vendim është marrë pas parregullsive që partitë pretendojnë se kanë hasur gjatë balotazhit të së dielës.

Në PZAP janë bërë dhjetë ankesa. LDK edhe zyrtarisht kërkoi rinumërimin në kryeqytet.

Se në komunën e Prishtinës ka pasur parregullsi gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve të së dielës, e tha Lidhja Demokratike e Kosovës, kandidati i së cilës ka një rezultat të ngushtë më Shpend Ahmetin e Vetëvendosjes.

LDK edhe zyrtarisht përmes një konference për media kërkoi rinumërimin në këtë komunë.

Përveç Prishtinës, në rinumërim do të shkojë edhe Komuna e Prizrenit. Kjo pasi edhe në këtë qytete, PDK pretendon se ka pasur shkelje.

PDK-ja ka kërkuar rinumërim të të gjitha kutive të votimit në Komunën e Prizrenit, pasi siç thonë ata ka pasur shkelje të mëdha dhe mospërputhje të procesverbaleve të rezultateve.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme