“Qëllimi i Nismës, fuqizimi i grave në vendimmarrje”

Prishtinë | 11 Tet 2017 | 19:23 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nisma për Kosovën ka mbajtur tubim në Prishtinë me gratë kandidate për Kuvende Komunale të kësaj partie.

Kryetarja e Gruas së Nismës, Valdete Bajrami, tha se qëllim i Nismës është fuqizimi i grave në procesin e vendimmarrjes.

Ajo tha se janë të vetëdijshme për pozitën jo të mirë të grave në shoqërinë kosovare, andaj dhe “Nisma e Gruas” është fokusuar në fuqizimin e gruas, përfshirë përfaqësimin e saj në institucionet që marrin vendime.

“Ju jeni shembulli se në Nisma po krijojmë kuadro të rinjsh… Dhënia e hapësirës në Nisma është e padiskutueshme, mirëpo ju mbetet juve të vendosni se a jeni të gatshme të merrni përgjegjësi”, tha Bajrami, raporton Ekonomia Online

Limaj: Angazhimi i gruas në politikë i domosdoshëm

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se nuk ka asgjë më të rëndësishme për Kosivën që në vendet kyç të jetë një grua apo vajzë, kjo për shumë arsye.

Në tubimin e organizuar nga Forumi i Gruas së Nismës, Limaj siguroi se do të rrisin numrin e grave në vendimmarrje si brenda Nismës ashtu edhe në Qeveri.

“Nisma do t’i japë gruas vend meritor në pozicionet vendimmarrëse”.

“Pikërisht, programi socialdemokrat i Nismës do t’i dalë në ndihmë nënave tona. Prandaj duhet përkrahur ky program”, shtoi Limaj.

Në këtë takim, kreu i Nismës iu kërkoi anëtareve të Forumit të Gruas që aktivizimin në politike të mos e shohin vetëm si angazhim sezonal, “pasi politika është maratonë”.

Në fund, Limaj apeloi që të mos  harrohen gratë e dhunuara gjatë luftës, në çdo tubim të ngritsn zërin për to. “Për mua ato janë heroina të gjalla”.

Të ngjashme