Qendra e votimit në Sreçkë të Prizrenit nuk hapet fare

Prizren | 11 Qer 2017 | 14:12 | Nga

Qendra e votimit në fshatin Srecka në Komunën e Prizrenit nuk është hapur fare. Vëzhguesit sikur edhe zyrtarët e KKZ-së janë kthyer me gjithë material zgjedhor.

Kjo pasi që fillimisht kanë pasur telashe me lokalin e përcaktuar, duke mos gjetur çelësin e më pas kanë anuluar gjithë procesin.

I kontaktuar nga Klan Kosova, zyrtari i KKZ-së në Prizren, Nysret Bytyqi tha se arsyeja e anulimit është numri i vogël i votuesve dhe refuzimi i tyre, nga ata janë të komunitetit serb.

Një tjetër incident i vogël që raportohet të ketë ndodhur në Prizren, është se një votues është ndaluar për disa orë në një qendër votimi, pasi që i njëjti kishte pasur letërnjoftimin e skaduar prej 10 vjetësh. Ende nuk dihet nëse ka votuar apo jo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme