”Qeveria aktuale më e përgatitura profesionalisht, ja pse duhet të qëndrojë”

Faton Abdullahu
Prishtinë | 11 Jan 2017 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i Kryeministrit të vendit, Faton Abdullahu, thotë se qeveria aktuale duhet të vazhdojë punën e saj deri në fund të mandatit.

Kjo sipas Abdullahut duhet të bëhet për shumë arsye, për të cilat dhe ka dhënë më tepër detaje në postimin e fundit në llogarinë e tij në Facebook.

Përmes statusit të publikuar Këshilltari politik i Kryeministrit, Faton Abdullahu ka shtuar se kjo qeveri ka menaxhuar me taktika toleruese sulmet e papërmbajtura ndaj saj për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, prej të cilës Kosova nuk ka pësuar humbje e dëme strategjike.

Për më shumë ja dhe shkrimi i plotë i Abdullahut:

”Qeveria aktuale duhet të vazhdoj me patjetër punën deri në fund të mandatit për shumë arsye, sidomos pse…..

1) EKONOMIA – Kjo Qeveri, në krye me Kryeministrin Akademik Isa Mustafa, është më e përgatitura profesionalisht nga të gjitha qeveritë pararendëse, sidomos në aspektin e njohjes, përpilimit dhe jetësimit të projekteve ekonomike të cilat drejtpërsëdrejti ndikuan pozitivisht në cilësinë e jetës së qytetarit. 4% rritje ekonomike dhe 2 miliard buxhet janë dëshmi shtesë për këtë konstatim dhe justifikim për të vazhduar mandatin.
2) FAKTORI NDËRKOMBËTAR – Parimisht kjo Qeveri dhe kryeministri i saj është e pranuar pandalshëm dhe pahezitueshëm si bashkëpunëtore e besueshme, serioze dhe legjitime nga faktori ndërkombëtar (sidomos SHBA-n dhe BE-n) pos tjerash në veçanti për konceptet evro-atlantike, me çka ka gërshetuar pragmatikisht dobinë e këtij bashkëpunimi në të mirë të vendit dhe funksionalitetin e saj në të mirë të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
3) OPOZITA – Me atë që ka bërë dhe atë që nuk ka bërë, Qeveria aktuale e ka mbrojtur edhe opozitën nga vetja e saj edhe stabilitetin në Kosovë nga opozita, sidomos kur ajo ka qenë politikisht delikuente.
4) DEMARKACONI – Sulmet e papërmbajtura ndaj saj, kjo Qeveri i ka menaxhuar me taktika toleruese, prej të cilave Kosova nuk ka pësuar humbje e dëme strategjike. Sidomos sepse nuk ka lejuar që çështja e Demarkacionit të shndërrohet në problem ndërshtetëror me Malin e Zi, por e ka mbajtur si problem të brendshëm që duhet të zgjidhet me patjetër nga vetë ne.
5) KORRUPSIONI – Duke mos qenë Qeveri e korruptuar dhe duke e ngritur në parim lirimin e atyre pushtetarëve të cilët kanë ra ndesh me ligjin, për ti dhënë hapësirë drejtësisë të veproj shpejt dhe pavarur, ka krijuar kapitalin moralo-politik dhe ka ngjall besimin mbi të cilin tani mund të veproj edhe më me fuqi për ta luftuar korrupsionin sa dhe si duhet.
6) ASOCIACIONI – Çështjen e Asociacionit e ka menaxhuar drejtë edhe atëherë kur Lista Serbe ka vepruar shtrembët. Pa kokëfortësi, por me konsekuencë, ka krijuar bindjen sidomos tek një pjesë e serbëve kosovarë se me direktiva nga Beogradi nuk mund të themelohet Asociacioni. Kjo nuk e ka bërë këtë Qeveri të ketë qortime nga BE e cila po e kërkon gjithnjë e më shumë të njëjtën nga serbët e vendit tonë, Kjo qasje do të determinoj Asociacionin, përfshirë vërejtjet e Gjykatës dhe i njëjti koncept do ta shendroj edhe FSK-n në FAK.
7) PARIMËSIA – Duhet të mësohemi përfundimisht se dalja në zgjedhje për të votuar është detyrë qytetarie që bënë diferencën dhe forca legjitimuese e votës shtrihet në kohëzgjatje 4 vjeçare, Prandaj duhet lejuar projektet e filluara të qohen deri në fund të mandatit për t’i mos i ndalur ato, përveç nëse për këtë ka justifikime të mbrojtjes së interesave nacionale dhe respektimit të procedurave ligjore”, ka përfunduar Abdullahu

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme