Qeveria aprovon Rregulloren për Gradimin e krijuesve të Kulturës dhe punëtorëve profesionalë të Trashëgimisë kulturore

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 12:50 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me kërkesën e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, Qeveria ka miratuar Rregulloren për Gradimin dhe Pagat e Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe Punonjësve Profesional të Trashëgimisë Kulturore, raporton Ekonomia Online.

“Rregullorja për gradimin e krijuesve dhe performuesve, si dhe punëtorëve profesionalë të trashëgimisë kulturore, përcakton mënyrat dhe format e gradimit për performuesit dhe punëtorët e trashëgimisë kulturore në Republikën e Kosovës si dhe definon mënyrën e pagesave, sipas kategorive të përcaktuara në këtë rregullore”.

“Ky dokument është ndryshuar dhe plotësuar në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e aktorëve, krijuesve, performuesve dhe puntorëve të trashëgimisë kulturore”, tha Gashi.

Gashi ftoi ta miratojnë këtë dokument, sipas tij, të rëndësisë së veçantë për zhvillimin e kulturës në Republikën e Kosovës.

Gashi ka njoftuar se përmes këtij akti do të rritet paga në vlerë prej 50% për këto kategori dhe do të përmbyllet procesi i punës së përbashkët i të gjithë akterëve që jeanë përfshirë, MKRS-ja dhe palët tjera që preken nga kjo rritje.

Ai falënderoi të gjithë ata që janë angazhuar dhe kanë pasur mirëkuptimin e durimin që të arrihet ky sukses i përbashkët.

Po ashtu, Gashi u bëri thirrje artistëve të cilët janë në grevë që ta ndërpresin grevën dhe t’i kthehen punës dhe angazhimit të tyre nëpër institucionet përkatëse.

“Ka qenë premtim i imi si ministër se kjo rregullore do të finalizohet në të mirë të kategorive në fjalë dhe ky premtim u realizua”, ka njoftuar Gashi.

Image may contain: 5 people, people sitting and indoorImage may contain: 1 person

Të ngjashme