Qeveria dërgon në Kuvend Projektligjin për Efiçencë të Energjisë

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 09:22 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Projektligji për Efiçencë të Energjisë është dërguar në Kuvend nga Qeveria e Kosovës. Vendimi u morë në mbledhjen e radhës së ekzekutivit, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka tregoi disa nga objektivat kryesorë të Projektligjit. Sipas tij, synohet të ulet shkalla e ndotjes.

“Ky Projektligj ka për qëllim përcaktimin e kornizës ligjore me qëllim të përcaktimit të arritjes së caqeve të efiçencës. Kjo mbulon të gjitha burimet energjisë”.

“Në bazë të analizimit të këtij projektligji ky përmbush të gjitha nevojat. Objektivat kryesore janë efiçenca e energjisë, ulja e shkallës së ndotjes në ambient”.

Ai ka thënë se “me krijimin e Fondit, Kosova do të fitojë fonde nga Bashkimi Evropian në vlerë prej 10 milion euro në emër të këtij fondi”.

“Mjetet financiare nga donatorët janë zotim i Bashkimit Evropian, kurse mënyra e shfrytëzimit dhe menaxhimit të këtij fondi është e saktësuar me rregullat e caktuara me fondet simotra në BE”.

Sipas tij, “efektet pozitive të fondit do të jenë: efiçenca e energjisë, ulja e shpnezimeve të energjisë në sektorin e ekonomisë familjare, ulja e shkallës së ndotjes në ambient si dhe efektet tjera pozitive që janë pjesë e shportës familjare”.

“Ky projektligj i prezentuar është në përputhje me Direktivat përkatëse të BE-së, dhe përmbush kërkesat kryesore të këtyre akteve”.

Të ngjashme