Qeveria e çorientuar në kohë

Prishtinë | 19 Dhj 2017 | 08:01 | Nga

Në këtë fundvit, gjyqtarët e prokurorët serbë kanë nisur punën në veri të vendit, por Ministrisë së Integrimit Evropian (MIE) i është ndalur koha para se të shpallej konkursi për rekrutimin e këtyre gjyqtarëve.

Në një dokument me rëndësi që e ka hartuar tani, ky institucion ka shkruar në të ardhmen, kur i është referuar konkursit, shkruan sot Koha Ditore.

“Më 10 dhjetor 2015 Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial i Kosovës do të shpallë konkurs për pozitat e paplotësuara për 14 gjyqtarë dhe 6 prokurorë, si dhe për 164 pozita për stafin administrativ të gjyqësorit dhe Prokurorisë së Republikës së Kosovës ashtu siç parashihet me marrëveshje”, shkruan në draftin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA), i cili i referohet periudhës 2018 – 2022.

Dokumenti është finalizuar të premten dhe është vënë në konsultim publik. Çorientimin në kohë Ministria nuk e ka dëshmuar vetëm në rastin e këtyre gjyqtarëve, por edhe në shumë veprime të tjera që i ka prezantuar në këtë dokument..

Të ngjashme