Qeveria e Kosovës, e interesuar për thellimin marrëdhënieve me Malin e Zi

Prishtinë | 07 Dhj 2016 | 18:54 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadorin e Malit të Zi, Ferhat Dinosha.

Gjatë takimit – ku të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi, dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj – Dinosha e ka informuar Mustafën për ekspozenë në Kuvendin e Malit të Zi nga kryeministri i porsazgjedhur malazez, Dushko Markoviq, si dhe për prioritetet kryesore të Qeverisë së re të Malit të Zi, thuhet në një kumtesë të Kryeministrisë.

“Mustafa vlerësoi lartë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, si dhe përkushtimin e përbashkët për zgjerimin e miqësisë. Mustafa, po ashtu, tha se Kosova është e interesuar për thellimin e marrëdhënieve me Malin e Zi, me theks të posaçëm në rrugën integruese evropiane. Edhe ambasadori Ferhat Dinosha, shprehu vullnetin e plotë të Malit të Zi dhe të Qeverisë së re për thellimin e relacioneve, shkëmbimeve si dhe bashkëpunimit bilateral me Kosovën”, thuhet një njoftim

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme