Qeveria miratoi marrëveshjen për rishikimin dhe korrektimin e drejtimit të Çakorrit dhe Kullës

Prishtinë | 17 Shk 2018 | 11:26 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar marrëveshjen e nënshkruar mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaqi dhe Presidentit te Malit të Zi, Filip Vujanoviq, për rishikimin dhe korrektimin e drejtimit të Cakorrit dhe Kullës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se kjo marrëveshje është rezultat i punës ë të gjitha institucioneve të përfshira.

Haradinaj tha se me arritjen e kësaj marrëveshje beson se është arritur edhe konsensusi në Parlament që të votohet.

“Kjo është një e arritur e institucioneve të Kosovës në këtë rast e të gjithëve të përfshirë për këtë temë. Besoj se me këtë deklaratë të përbashkët janë krijuar rrethanat dhe mundësitë që të drejtat e Kosovës në territor të zbatohen në tërësi. Dhe me këtë janë krijuar rrethanat që Parlamenti i Kosovës të jetë unik dhe të votoj”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se koalicioni qeverisës i ka 61 vota por beson se marrëveshja e fundit duhet që t’i ketë 80 vota.

Mbledhja e Qeverisë fillimisht filloi me një minutë heshtje për të gjthë të rënët për lirinë e Kosovës.

Të ngjashme