Qeveria e merr seriozisht luftimin e krimit kibernetik

Prishtinë | 11 Sht 2018 | 19:01 | Nga

Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi koncept dokumentin për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik.

Këtë e bëri të ditur vetë Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku sqaroi se ky projekt ka për qëllim që të kontribuojë në forcimin e mekanizmave për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik që trajton penalizimin e veprimeve raciste dhe ksenofobike të kryera përmes sistemeve kompjuterike.

Edhe pse ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Krimit Kibernetik ekziston që nga viti 2010, ai nuk ka gjetur zbatim, thuhet në njoftimin e tij.

“Problemi kryesor i ligjit aktual është se nuk ka gjetur zbatim andaj përmes draftimit të ligjit për siguri kibernetike synohet që të inkorporohet legjislacioni i BE-së, dhe njëkohësisht të ofrohet një bazë e mirë ligjore për mekanizmat e sigurisë në Republiken e Kosovës për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik”, shkroi mes tjerash Gashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme