Qeveria Haradinaj me një zëvendësministër më pak, shkarkohet Numan Baliqi

Prishtinë | 22 Jan 2018 | 15:02 | Nga

Kabineti i Qeverisë së Kosovës ka mbetur me një zëvendësministër më pak!

Kjo pasi Numan Baliq, së fundi u shkarkua nga detyra e Zëvendësministrit në Ministrinë e Administratës Publike.

Shkarkimin e tij e ka konfirmuar për klankosova.tv, Halil Matoshi nga kabineti i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Matoshi në prononcimin e tij rreth kësaj çështje, shtoi se shkarkimi i Numan Baliq erdhi me kërkesë të deputetëve të partisë që ai përfaqëson.

Numan Baliq edhe në Qeverinë e parë të pasluftës, ishte ministër i Shëndetësisë në vitet 2002-2003 dhe ishte shkarkuar.

Atë kohë, raportohej se Numan Baliq, nuk i ka respektuar rregulloret e punës.

Ministre e re e Shëndetësisë ishte emëruar Resmije Mumxhi, anëtare e Partisë Demokratike Popullore Turke të Kosovës.

Aktualisht Qeveria Haradinaj ka mbi 70 zëvendësministra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme