Qeveria ia ndan alpinistes Uta Ibrahimi 20 mijë euro, ministri Gashi voton kundër këtij vendimi

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 15:24 | Nga Valbona Bytyqi

Qeveria e Kosovës ka ndarë 20 mijë euro për të ndihmuar ekspeditën e alpinistes Uta Ibrahimi.

Ndërsa ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, kërkoi nga kryeministri që të ndiqet rruga ligjore për ndarjen e këtyre mjeteve në kuadër të ndihmës së sportistëve që iu bëhet federatave.

Mirëpo zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj tha se nëse Kabineti Qeveritar e amniston një çështje të tillë, atëherë edhe ministri duke qenë që është pjesë e Kabinetit Qeveritar duhet ta përkrahë një gjë të tillë.

Përkundër kësaj, ministri Kujtim Gashi ka votuar kundër, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme