Qeveria jashtëligjshëm shpall 8 fituesit e tenderit 88-milionësh

Prishtinë | 14 Shk 2018 | 08:09 | Nga

Shteti do të shpërndajë rreth 88 milionë euro tek disa kompani që, në një tender, nuk plotësonin të gjitha kërkesat ligjore për t’u shpallur fitues, shkruan sot Koha Ditore.

Disa nga to janë shpërblyer me kontratë, edhe pse kishin oferta më të shtrenjta se kompani të tjera në konkurrencë, e që ishin shpallur si të përgjegjshme nga vetë Ministria e Infrastrukturës, si autoritet kontraktues.

Mbulimi i shkeljeve mban vulën edhe të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). Ky autoritet, që njihet si Gjykatë e Tenderëve, ka përligjur vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës për fituesit e të tetë loteve në projektin e ndërtimit të një pjese të autoudhës Prishtinë-Gjilan, e njohur si A7 dhe kryqëzimeve me autoudhën A6.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme